Kosova
Kurteshi: Të ndiqet penalisht gjyqtari Kalludra
Kurteshi ka thënë se vendimi për arrestimin dhe dhënien e masës së paraburgimit për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje është i paligjshëm
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në një konferencë për media ka folur për arrestimin e deputetëve të kësaj partie si dhe për procesin e rinumërimit të votave për kryeqytetin dhe Prizrenin, transmeton albinfo.ch.
Kurteshi ka thënë se vendimi për arrestimin dhe dhënien e masës së paraburgimit për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje është i paligjshëm. “Deputetët kanë bërë kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues në çështjen e tyre. Kjo ka të bëjë me krejt trupin gjykues, sidomos me gjykatësin Beqir Kalludra, për shkak se ka dyshime në paanësinë e tij.
I njëjti trup gjykues është i përfshirë edhe në rastin e aktivistëve tanë, tashmë të dënuar. Por fletëarresti për deputetët tanë është bërë një ditë pas bërjes së kësaj kërkese. Verpimi i tillë i gjyqtarit Kalludra përbën vepër penale”, ka thënë Kurteshi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinisë numërimin e rregullt të votave të balotazhit në Prishtinë dhe Prizren.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












