Feja
Kundër urrejtjes dhe për ngritjen e urave mes besimeve
Në Iftarin dhe Lutjet e mbrëmjes ishin të pranishëm: ambasadori i Izraelit, U.D. e ambasadores së SHBA-së, ambasadorja e Kosovës, kryeimami i Kosovës, një deputete zvicerane etj.
Mbi 200 ishte numri i të ftuarve të cilët morën pjesë në Iftarin dhe lutjen e mbrëmjes që u organizua nga Bashkësia Islame shqiptare në Zvicër, me imamin Mustafë Mehmeti në krye. Albinfo.ch e ka përcjellë këtë aktivitet të mbajtur në Shtëpinë e Religjioneve, në Bernë.
Fillimisht, iftarit i parapriu edhe një panel diskutimi ku temë kyçe ishte urrejtja, frika dhe ndërtimi i urave. Pjesa e parë e panelit u përbë kryesisht nga të rinj studentë nga religjione të ndryshme, të cilët dhanë pikëpamjet e tyre rreth stereotipave për temat e mësipërme.
Ndërsa në pjesën e dytë, paneli ishte përbërë nga liderët fetarë, Imam Mehmeti si dhe ndihmës Rabini Kohn nga Bashkësia Hebraike.
«Që ura të mund të ndërtohet, së pari frika duhet të tejkalohet. Dhe frika mund të tejkalohet vetëm me dialogun konstuktiv ndërfetar. Prandaj është e rëndësishme që ne muslimanët të marrim pjesë aktive në dialogun ndërfetar në publik, në mënyrë për të luftuar paragjykimet ndaj Islamit. Frika dhe urrejtja janë ndjenja njerëzore. Gjithkush ka këto ndjenja në një mënyrë. Dhe urat shërbejnë për të eliminuar frikën dhe urrejtjen.”, tha hoxhë Mustafë Memeti në fjalën e tij.
Pos tyre nga një ligjëratë lidhur me këtë temë e mbajtën edhe deputetja e Parlamentit Zviceran, Christine Häsler dhe drejtuesja e Shtëpisë së Religjioneve, Gerda Hauck, raporton albinfo.ch.
Pasi që koha e Iftarit dhe e lutjes së mbrëmjes ishte afër, të pranishmit në podium dhe publiku u transferuan në xhami, ku një fjalë rasti rreth rëndësisë së Ramazanit, pos Imam Mustafës, e mbajti edhe ambasadori izraelit në Zvicër, Jacob Keidar.
Ambasadori Keidar, me këtë rast duke cituar disa sure nga Kurani, vuri në pah rëndësinë që ka muaji i shenjtë i Ramazanit. Ai veç tjerash tha se gjatë këtij muaji tregohet përkushtimi ndaj Zotit, ndërsa ka folur edhe për aspektet tjera pozitive që sjell ky muaj.
E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe ushtruesja e detyrës e Ambasadores së SHBA-së në Zvicër, Tara Feret Erath.
Me këtë rast znj. Erath, pati përgëzime të larta për Shtëpinë e Religjioneve për dedikimin e vazhdueshëm për krijimin bashkëpunimit, tolerancës si dhe respektit të ndërsjellë.
Ndërsa ajo ka cituar sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i cili në urimin e tij për botën islame me rastin e muajit të Ramazanit, ndër të tjera kishte theksuar se Ramazani është një muaj respekti, gjeneroziteti e vetë-reflektimi. “Është një muaj kur kalojmë shumë kohë me familje e miq, ku edhe japim ndihma për të varfrit. Është një kohë që na bën të mendojmë të gjithë rreth vlerave tona të përbashkëta të harmonisë dhe empatisë.
Fjalime më këtë rast mbajtën edhe ambasadorja e Kosovës në Bernë, Nazane Breca, ambasadori i Maqedonisë, Rafet Hajdari si dhe kryemami I Kosovës, Sabri Bajgora.
Me të shënuar ora 21:26, ishte koha për ezanin, pas të cilit të pranishmëve në xhami iu servuan hurme, për të prishur agjërimin, e më pas filloi lutja e mbrëmjes.
Pas lutjes, të pranishmit u ftuan në Iftar, organizuar nga Bashkësia Islame shqiptare në Zvicër.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë





























