Tematike
Këto kantone duan t`i hapin restorantet më 1 mars
Kantoni i Graubündenit dhe ai i Vaudit duan të hapin restorantet e tyre më herët se sa parasheh qeveria e vendit. Kjo po has në moskuptim në nivelin federal
Kantoni i Graubündenit dëshiron që restorantet, gjegjësissht tarracat e tyre të jenë në gjendje të rihapen që nga 1 Mmarsi ose një muaj më herët sesa ishte planifikuar nga Këshilli Federal.
Presidenti i këtij kantoni, Mario Cavigelli ka arsyetuar kërkesën duke thënë se kantoni i tij kishte bërë shumë për të luftuar pandeminë, duke bërë ndryshe nga kantonet tjera, teste masive të popullatës, raporton srf.ch.
“Dhe kjo duhet të shpërblehet”, thotë Cavigelli, transmeton albinfo.ch. Në fund të fundit, duhet shkuar nga ajo që qeveria federale t`ua kthejë përsëri kantoneve disa kompetenca”.
Qeveria e Vaudit po kërkon gjithashtu më shumë autonomi për kantonet. Këtu bëhet fjalë për kërkesën specifike që restorantet të lejohen të rihapen plotësisht nga mesi i marsit.
Këshilli Federal, i pakënaqur me kërkesat nga kantonet
Fakti që kantone të ndryshme po nxitojnë me kërkesat e tyre për hapjen e restoranteve nuk ka gjetur mirëkuptim te ministri Alain Berset, përcjell albinfo.ch. Kanë qenë pikërisht rregullat e ndryshme në çdo kanton, në vjeshtë, ato që çuan në “turizmin e koronës”, është shprehur ministri i shëndetësisë. Kjo gjithashtu nuk ndihmon në uljen e numrit të rasteve.
Berset më tutje ka thënë se: “Si rezultat, popullsia shkonte në ato vende ku masat ishin më të relaksuara – dhe numri i infeksioneve rriteh. Tani duhen rregulla unike kombëtare për të luftuar pandeminë”, ka shtuar Berset.
Edhe përfaqësuesi i kantoneve Lukas Engelberger, President i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetit (GDK) është kundër hapjes së shpejtë, transmeton albinfo.ch.
“Ne nuk duam të hapim lokalet tani dhe pastaj t’i mbyllim përsëri disa javë më vonë. Nuk duam të jemi optimistë tani dhe të ankohemi për rritjen e re të vdekjeve brenda pak javësh”, është shprehur ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? Murat Avdyli, asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë, ka ngritur në Bruksel çështjen e glorifikimit të... -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?















