Sporte Luftarake

​Kuka lufton për çerekfinalen e Evropianit të xhudos

Xhudistja, Loriana Kuka e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës, përcjell albinfo.ch.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka raundin e parë ishte e lirë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten suedeze, Anna Bernholm.

Tani, Loriana do të përballet me holandezen, Sanne Van Dijke, ku në rast fitoreje do ta siguronte çerekfinalen e Evropianit të xhudos.