Lajme
Ku qendron Zvicra në mesin e shteteve më të pasura
Shteti më i pasur në botë sipas Global Finance
Shumë shtete të botës janë të pasura. Lidhur me këtë temë analistët makroekonomikë studiojnë produktin e brendshëm bruto (GDP), i cili përcaktohet si vlera e tregut e të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend gjatë një viti kalendarik, pavarësisht se kush i zotëron burimet, transmeton albinfo.ch.
Nëse PBB-ja për frymë banori është e lartë, ajo shpesh tregon pasurinë dhe prosperitetin e qytetarëve të një vendi të caktuar. Në analizat e tyre, ata përdorin gjithashtu barazinë e fuqisë blerëse (PPP) – një tregues ekonomik për krahasimin e standardeve të jetesës midis vendeve të ndryshme.
Duke analizuar PBB-në për frymë banori, analistët e revistës Global Finance e vendosën Luksemburgun në krye të listës së vendeve më të pasura në botë këtë vit.
Luksemburgu ka vetëm rreth 630.000 banorë, por GDP-ja e tij është rreth 140.000 dollarë. Pason Singapori me 131.580 dollarë dhe Irlanda me rreth 125.000. Dy vende të tjera evropiane janë në top 10 – Zvicra e gjashta dhe Norvegjia e teta.
10 vendet më të pasura në botë sipas Global Finance:
Luksemburgu, 140.694 dollarë
Singapori, 131.580 dollarë
Irlanda, 124.596 dollarë
Katari, 112.789 dollarë
Makao, 85.611 dollarë
Zvicra, 84.658 dollarë
Emiratet e Bashkuara Arabe, 78.255 dollarë
Norvegjia, 77.808 dollarë
SHBA, 76.027 dollarë
Brunei, 74.953 dollarë
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











