Kosova

Kryeprokurori Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka deklaruar se hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jasharaj nga Prekazi më 1998, pritet të përfundojnë së shpejti.

Në një konferencë për media ai ka thënë se rasti është i ndjeshëm dhe kërkon maturi.

“Hetimet në rastet që lidhen me lagjjen dhe familjen Jashari, së shpejti do të finalizohen. Hetimi do të përfundojë shumë shpejt, pastaj të shohim. Ky hetim është shumë sensitiv, shumë i ndjeshëm dhe kërkon maturi. Thjesht, ne po e bëjmë atë punë. Nuk mund të them asgjë më tepër, përveçse hetimi është në përfundim”, tha ai, transmeton albinfo.ch.

“Vlen të përmendet se këtë vit janë realizuar dy operacione të rëndësishme lidhur me krimet e luftës. Në këtë drejtim, në rastet që lidhen me Masakrën e Reçakut janë arrestuar pesë persona si të dyshuar për krime të luftës. Po ashtu, pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e Syriganës në Skenderaj. Hetimi do të përfundojë shumë shpejt, pastaj të shohim. Ky hetim është shumë sensitiv, shumë i ndjeshëm dhe kërkon maturi. Thjesht, ne po e bëjmë atë punë. Nuk mund të them asgjë më tepër, përveçse hetimi është në përfundim”, u shpreh tutje ai.