Kosova
Kryeministri Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike teksa tha se secila parti gjendet para përgjegjësisë për formimin e institucioneve të reja.
Kurti e ka mirëpritur caktimin e datës 6 gusht për mbajtjen e seancës konstituive teksa përmendi takimet me krerët e LDK-së dhe PDK-së për formimin e institucioneve, duke shtuar se “veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë”, transmeton albinfo.ch.
“Partitë politike secila sipas hises që populli i ka dhënë, gjendemi sërish para përgjegjësisë për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja përfshirë zgjedhjen e presidentit ose presidentes. Kemi dy javë më së shumti deri te fillimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, para se të kalojmë te zgjedhja e Qeverisë së re dhe më pas zgjedhja e presidentit ose presidentes. Për legjislaturën e re siç e dimë nevojitet shumica e thjeshtë, ndërsa për presidentin ose presidenten, në dy raundet e para, për shkak të një aktgjykimi të Kushtetueses kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve, andaj edhe përgjegjësia për zgjedhjen e tij ose saj e tejkalon një parti politike”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












