Maqedonia
Kroacia, treg i kërkuar për punëtorët nga Maqedonia e Veriut
Kroacia po bëhet një vend gjithnjë e më tërheqës për maqedonasit që kërkojnë punë sezonale, ndërsa vendi që së fundmi iu bashkua zonës Shengen, po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.
Megjithatë, rritja e punëtorëve sezonalë nga Maqedonia e Veriut po ndikon në ekonominë e vendit ballkanik, siç tha Bojan Blazhevski nga Agjencia e Lajmeve Meta.
Blazhevski thotë se arsyeja kryesore pse punëtorët maqedonas shkojnë në Kroaci janë pagat e ulëta në vendin e tyre, pasi punëdhënësit kroatë u paguajnë atyre një pagë me vlerë pothuajse sa gjysmë viti ose më shumë, gjatë një periudhe tremujore.
“Kroacia këtë vit është një vend shumë i parapëlqyer për punë verore. Për punët e verës shkojnë njerëz me profesione dhe prejardhje të ndryshme. Unë madje njoh njerëz që marrin pushime pa pagesë për të punuar gjatë verës në Kroaci”, tha Blazhevski për SchengenVisaInfo.com.
Ai gjithashtu thekson se për punëtorët maqedonas ia vlen të punosh tre muaj në vende si Kroacia, Greqia, Spanja dhe Malta.
Pavarësisht dërgesave të emigrantëve dhe përfitimeve që sjell puna sezonale në vend, ajo rrezikon tregun e punës, si dhe nxit ndryshimet demografike, pasi më shumë njerëz që kërkojnë të kenë një jetë më të mirë, emigrojnë në vendet europiane.
Dukuria e largimit të punëtorëve të kualifikuar nga vendi, e njohur si “largimi i trurit”, kërcënon ekonominë e vendit dhe Blazhevski thotë se edhe më shqetësues është fakti se punëtorë të tillë shpesh largohen përgjithmonë nga Maqedonia e Veriut.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë











