Lajme
Kroacia pritet të trefishojë praninë ushtarake në Kosovë
Nga viti i ardhshëm Kroacia do të trefishojë praninë e saj ushtarake në Kosovë, nëse qeveria dhe parlamenti i atij vendi pranojnë propozimin për të dërguar për herë të parë në KFOR një kompani të këmbësorisë luftarake.
Kontingjenti aktual i atij vendi në Kosovë përbëhet nga 38 pjesëtarë me dy helikopterë transportues Mi-17 dhe oficerë të shtabit. Kroacia është përfshirë gjithashtu në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes punës së Ekipit Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s (NALT).
Kontingjenti ynë duhet të ketë 145 anëtarë deri në fillim të vitit 2021. Ne jemi duke pritur për një vendim që do të merret nga të gjitha ato institucione në Kroaci që duhet të marrin atë vendim… Ne tashmë kemi atje komponentën tonë ajrore, komponentën e inteligjencës ushtarake dhe elementin mbështetës kombëtar”, tha komandanti i Ushtrisë Kroate, Gjenerali Boris Sheric, në stërvitjen “Aftësia 20”, shkruan Rrjeti i Sigurisë Ballkanike.
Në ushtrimin e mbajtur muajin e kaluar u vlerësua trajnimi i kompanisë së motorizuar, e cila do të duhej t’i bashkangjitet KFOR-it. Ajo në vitin 2021 do të jetë në statusin e gatishmërisë (stand by), transmeton Telegrafi.
Analisti i portalit ‘Obris’ Igor Tabak, thotë për Rrjetin e Sigurisë Ballkanike se ende është e paqartë nëse Kroacia do të rrisë kontigjentin e saj në Kosovë më 2021, sepse ajo temë ende nuk ka shkuar për procedurë parlamentare.
“Kroacia nuk është i vetmi vend i NATO-s që merr pjesë atje dhe nuk është një aktivitet që do të ngjallte ndonjë vëmendje dhe emocione të veçanta në Kroaci. Një mision i tillë është gjithashtu dukshëm më pak i rrezikshëm sesa në Afganistani”, shtoi ai.
Portali ‘Obris’ kujton se për angazhimin shtesë të rreth 100 ushtarëve kroatë, duhet të sigurohet mbështetja e qeverisë, komitetit parlamentar përkatës dhe parlamentit, por gjithashtu vlerëson se kjo është diçka që, sipas të të gjitha gjsaave, “duhet të ndodhë deri në fund të vitit”.
Nëse Zagrebi forcon kontigjentin në Kosovë, kjo do të nënkuptojë bashkimin me trendin e forcimit të pranisë së ushtrive rajonale në atë mision. Ata tani përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pranisë së përgjithshme të KFOR-it prej 3,419 pjesëtarësh.
Hungaria në misionin e KFOR-it ika 418 trupa, Sllovenia 271, Greqia 119 dhe Rumania 53, kurse Mali i Zi një oficer. Kontribuesi i fundit është Maqedonia Veriore, e cila dërgoi 44 trupa në Kosovë më 17 tetor. Hungaria ka shprehur më parë ambicien e saj për të marrë drejtimin e KFOR-it dhe të shtojë numrin e kontigjentit.
Me angazhimin e shtuar në Kosovë, Kroacia do të fitonte një referencë shtesë brenda NATO-s dhe mundësinë për të përmirësuar kapacitetet e përshtatura me nevojat e Aleancës në kushtet e një misioni me rrezik të ulët siç është KFOR-i.
Ndryshe, Kroacia ka marrëdhënie shumë të zhvilluara me autoritetet në Kosovë në fushën e sigurisë, kryesisht në fushën e trajnimit dhe shkollimit, në këtë mënyrë avancohet edhe më shumë aktivitetet e inteligjencës në rajon.
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













