Sport
Kroacia nuk priste fitore kaq të thellë
Trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiq tha se ekipi i tij erdhi për të luajtur me Kosovën dhe ia arriti qëllimit, fitoi 6:0, shkruan albinfo.ch.
Duke falënderuar Kosovën për mikpritje, Çaçiq tha në konferencën për media menjëherë pas ndeshjes se Manxhukiq në tri raste shënoi tre gola dhe tani mendojnë për ndeshjet e ardhshme.
“Nuk e kam prit një fitore të tillë. Kosova është ekip i ri, por ekipet tjera nuk mund të fitojnë lehtë nga Kosova”, u shpreh Çaçiq.
Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiq, ka thënë se skuadra e tij nuk e kishte menduar se do fitonte me rezultat 6:0 kundër Kosovës.
“Më duhet të pranoj se nuk kemi pritur një fitore të këtillë”, ka thënë Kovaçiq pas ndeshjes.
“A kemi mundur të jemi akoma më bindës? Gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, por tri pikët janë të rëndësishme dhe tash do të shkojmë në Finlandë.
“E dimë se nga Manxhukiqi mund të presim shumë, por edhe nga Kramariqi dhe Kaliniqi”.
“Duhet të rigjenerohemi për të dielën dhe në Finlandë t’i marrim tri pikët”, ka shtuar mesfushori i Real Madridit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












