CH-Ballkani
Kroacia është rrezik për Ballkanin
Në këto momente Europa dhe SHBA janë paplan sesi do e tejkalojnë krizën boshnjake, ku jo më kot, “Der Spiegel” e titullon artikullin rreth Bosnjës: “Kroacia: Rrezik për stabilitetin e Ballkanit”.
Shefi i partisë së djathtë kroate në Bosnjë, Dragan Covic (HDZ) po kritikohet për politika nacionaliste në Bosnjë dhe po akuzon fituesin e zgjedhjeve socialdemokratin Zeljko Komsic, se fitoren e ka marrë nga votat e muslimanëve boshnjakë dhe se nuk është përfaqësuesi i denjë i kroatëve. Vota nacionaliste, në vend të krijimit të një shteti qytetar.
Komsic është zgjedhur si presidenti i tretë i Bosnjës, megjithatë për t’u shtrirë qeveria e re edhe në pjesën e kroatëve, duhet të pranojë edhe Covic, i cili ka fituar në disa kantone. Për të lejuar këtë, Covic sjell kushte: duhet të ndryshojë ligji zgjedhor, siç dëshiron ai dhe partia e tij; në rast të kundërt ai do bllokojë. Kjo do sjellte edhe bllokimin e buxhetit për 2019 – kështu që nuk mund të paguhen nënpunësit shtetërorë.
Mediat gjermanofone si “Der Standard” dhe “Der Spiegel” akuzojnë klerikët katolikë dhe shtetin kroat që po ndihmojnë nacionalizmin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kardinali katolik i Sarajevës, Vinko Puljic, bëri krahasim indirekt mes socialdemokratit Komsic dhe Hitlerit, duke thënë se edhe Hitleri gradualisht erdhi në pushtet.
Për reformën zgjedhore Covic ka marrë mbështetje edhe nga nacionalisti serb, Milorad Dodik, i cili kërkon edhe ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Por në kohën kur Dodik ka mbështetje nga Rusia e Vladimir Putinit, Covic-i kroat ka mbështetjë nga qeveria kroate, e formuar nga partia e cila është pjesë e Partive Popullore Europiane ku bëjnë pjesë edhe partitë e kancelares Angela Merkel CDU/CSU dhe kancelarit austriak Sebastian Kurz ÖVP.
Në këto momente Europa dhe SHBA janë paplan sesi do e tejkalojnë krizën boshnjake, ku jo më kot, “Der Spiegel” e titullon artikullin rreth Bosnjës: “Kroacia: Rrezik për stabilitetin e Ballkanit”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













