Lajme
Krizë emigracioni në Ceuta: qindra të mitur të pashoqëruar mbërrijnë nga Maroku
Qindra të mitur, shumë prej tyre të pashoqëruar, kanë kaluar kufirin nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, duke krijuar një situatë të rëndë humanitare për autoritetet dhe banorët vendas.
Mes të mbërriturve ka adoleshentë, por edhe fëmijë shumë të vegjël. Shumë prej tyre kanë kaluar kufirin vetëm, ndërsa disa dyshohet se kanë hyrë në territorin spanjoll duke notuar. Në ditët e fundit, një pjesë e tyre kanë mbetur në rrugë pa strehim, ndërsa banorët e Ceutës po përpiqen t’u ofrojnë ushqim dhe ndihmë.
Autoritetet spanjolle nuk mund t’i kthejnë mbrapsht këta të mitur, pasi ligji i detyron t’i mbrojnë dhe t’u sigurojnë strehim. Megjithatë, qendrat e pritjes në Ceuta janë tejmbushur. Në një territor prej vetëm rreth 18 kilometrash katrorë, qendrat po strehojnë më shumë se 700 fëmijë.
Situata ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve dhe punonjësve të sigurisë. Disa ushtarë dhe dëshmitarë kanë raportuar se mes të ardhurve ka pasur edhe fëmijë shumë të vegjël, përfshirë një fëmijë rreth gjashtë vjeç.
Kjo nuk është kriza e parë e këtij lloji për Spanjën. Gjatë viteve të fundit, veçanërisht në Ishujt Kanarie, autoritetet janë përballur me një rritje të numrit të të miturve emigrantë që mbërrijnë nga brigjet afrikane, duke nxitur debate të forta politike për mënyrën e menaxhimit të tyre.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











