Kosova
Krijohet baza ligjore për testime të COVID-19 në institucionet private
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimet administrative, përmes së cilave u lejohet edhe institucioneve shëndetësore private të kryejnë testime për SARS-Cov-2.
“Udhëzimet përcaktojnë llojin e institucioneve që mund ta ofrojnë këtë lloj të testimit, kushtet që duhet t’i ofrojnë ato, përfshirë hapësirën, pajisjet, llojet e testimeve si dhe raportimi i tyre në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.
“Duke qenë që me këto udhëzime, përveç testeve molekulare për detektim të acideve nukleinike të SARS–Cov-2 që kryhen në laboratorët mjekësor të Mikrobiologjisë klinike, lejohen të kryhen edhe Testet serologjike (për detektim të antitrupave të SARS-COv-2; teste të shpejta që detektojnë antigjenin e SARS-Cov-2 dhe teste të shpejta që detektojnë antitrupat kundër SARS-Cov-2”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet private që aplikojnë për licencim duhet të plotësojnë një sërë kushtesh që janë përcaktuar në bazë të udhëzimeve administrative, përcjellë albinfo.ch.
Më herët ishte raportuar se institucioneve private nuk do t’iu lejohet të kryejnë testin PCR i cili përcakton saktë se a ekziston virusi në trup dhe bazohet në analizën e mostrave të strishos në hundë.
Mirëpo, zëdhënësi Hoti tha se nëse laboratorët privatë posedojnë aparaturat e nevojshme dhe përmbushin kushtet për testime të tilla, atëherë do të lejohen t’i kryejnë ato.
Ndërsa testin serologjik, atë që përcakton antitrupat te një person, nuk e bën aktualisht as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Mikrobiologu nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Lul Raka, i ka thënë Radios Evropa e Lire se të gjitha testet, duhet ta kenë vulën e Agjencisë Evropiane të Barnave.
Pacientët e shëruar nga COVID-19 supozohet se janë imunë ndaj koronavirusit. Gjithnjë e më shumë vende në botë janë duke u kushtuar rëndësi testeve serologjike, të cilat pasqyrojnë imunitetin e popullatës dhe rrjedhimisht, do të ndikonin edhe në lehtësimin e masave kufizuese të një vendi.
Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se testet serologjike janë të domosdoshme.
“Duhet të shikohet mënyra se si të bëhen këto, për shkak se ka disa mënyra për vlerësimin e imunitetit. Ajo më e mira dhe më e sigurta, është serologjia, prandaj duhet të mendohet seriozisht për të”, thotë Krasniqi.
Koronavirusi, shton Krasniqi, në mbi 80 për qind të rasteve kalon në forma të lehta e deri tek ato të moderuara. Ai thotë se gjasat janë që “një numër i madh i qytetarëve në Kosovë të kenë kaluar këtë virus edhe pa simptoma fare”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













