Në prill, Swisspass Alliance, organizata ombrellë për kompanitë e transportit publik të vendit, njoftoi se tarifat në gjithë rrjetin do të rriteshin në dhjetor me një mesatare prej 4.3 për qind, përcjell albinfo.ch.
Vincent Ducrot, kreu i Hekurudhave Federale të Zvicrës (SBB), e mbrojti rritjet në një intervistë me transmetuesin SRF të shtunën.
“Nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai.
“Rritja është e nevojshme për shkak të rritjes së kostove”, theksoi ai, duke shtuar se “çmimet nuk janë rritur në shtatë vjet”.