Maqedonia
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë përgjigjet ndaj kritikave për ‘kosovarizimin’ e institucioneve
Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi pas marrjes së pozitës në krye të legjislativit maqedonas tha se integrimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet prioritet edhe i përfaqësuesve të partive politike shqiptare
Për ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, nevojiten dy të tretat e votave, të cilat, Gashi thotë se partitë që do të formojnë Qeverinë e re, do të arrijnë t’i sigurojnë dhe më pas të ketë një debat “për të hequr nga tryeza këtë problem politik”.
Ai tha në një intervistë për Rel se me hapjen e ndryshimeve kushtetuese do të angazhohet që të zgjidhet edhe statusi i gjuhës shqipe në Kushtetutë, e cila përkufizohet si gjuhë e “20 për qind” të popullsisë.
Gashi reagoi edhe ndaj pohimeve të partisë E Majta, e cila akuzoi koalicionin VLEN dhe VMRO DPMNE për “kosovarizimin” e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Mendoj se fjalori që u përdor atë ditë ishte më shumë një performancë teatrale për ngritje të tensioneve dhe tërheqje të vëmendjes”, thotë Gashi.
“Nuk mund të kërkosh vota nga të gjitha komunitetet dhe pastaj të thirresh në legjitimitetin e shqiptarëve”, thotë Gashi lidhur me pohimet e BDI-së se është shkelur legjitimiteti i votës shqiptare.
Ai thotë se si drejtues i Kuvendit do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë dhe se do të respektojë të gjitha qëndrimet e tyre me qëllim të forcimit të demokracisë parlamentare në vend.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












