Lajme
Krerët e Zvicrës në fjalimet e tyre të 1 Gushtit apelojnë për tolerancë
Seria e festimeve federale filloi të dielën dhe vazthdoi të hënën, në të gjithë vendin. Këshilltarët Federalë mbajnë jo më pak se 14 fjalime
Në një numër të madh manifestimesh për nder të 1 Gushtit, të shpërndara në gjithë vendin, ministrat federalë kanë mbajtur fjalimet e tyre festive. Më aktivi ka qenë presidenti aktual federal, Ignazio Cassis, i cili ka marrë pjesë në 4 tubime në pjesë të ndryshme të Zvicrës, në kuadër të të ashtuquajturiot “Tour de Suisse” që ka organizuar ai., shkruan albinfo.ch.
Presidenti Federal Ignazio Cassis (FDP) bëri ndalesën e parë në “Tour de Suisse” në Knonau, Cyrih. Në një brunch në një fermë të atjeshme, ai foli për faktin se asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, siç edhe shihet në botë për momentin.
“Që nga shpërthimi i pandemisë, ne kemi jetuar në një gjendje krize të vazhdueshme. Realiteti prej kohësh e ka tejkaluar imagjinatën tonë – dhe ne kemi shumë imagjinatë”, tha Cassis para rreth 350 vizitorëve në hambarin e fermës Stöckweid.
“Ne mund të debatojmë, madje të debatojmë me zë të lartë. Por është e rëndësishme, megjithatë, që ne të rimësojmë aftësinë për t’u pajtuar”, ka thënë ai në fjalën e tij të 1 Gushtit.
“Duhet të luftojmë që të kemi liri dhe prosperitet. E gjithë kjo nuk është e disponueshme falas”.
“Ne mund të debatojmë, ne gjithashtu mund të debatojmë me zë të lartë”, tha Cassis. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të rimësojmë aftësinë për t’u pajtuar”.
Berset: Afrimi me njëri-tjetrin është bërë më i rëndësishëm
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, kritikoi një mbrëmje më parë në Lucern se në opinion shohim zemërim të vazhdueshëm, polemika të pabaza dhe zemërim ndaj njerëzve publikë në mediat sociale, përcjell albinfo.ch. “Sikur mungon vendi për afrim, për dialog dhe kompromis”, është shprehur ai.
Por Berset megjjithatë është treguar optimist dhe, në fjalimin e tij në Lucern, mbrojti që njeriu nuk duhet të tregohet gjithmonë i mirë, por më tepër të debatojë për gjithçka – por jo pafundësisht. “Fakti që ne `luftojmë` njëri-tjetrin – dhe pastaj tërhiqemi përsëri”, e mban Zvicrën të bashkuar.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












