Kosova
KQZ pritet të vendosë për rinumërimin e plotë të votave në gjithë Kosovën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen ku në rend dite është çështja e rinumërimit. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi
Në një mbledhje të mbyllur të anëtarëve të partive politike që përfaqësohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Këshilli për operacione zgjedhore ka propozuar që procesi zgjedhor të shkojë drejt një rinumërimi të plotë të votave, pas parregullsive dhe mospërputhjeve të evidentuara gjatë rinumërimit të deritashëm në disa vendvotime.
Gjatë procesit të rinumërimit janë konstatuar dallime mes rezultateve të numërimit fillestar dhe atij të rinumërimit. Këto gjetje kanë ngritur dyshime për integritetin e procesit në disa qendra votimi, çka ka shtyrë përfaqësuesit politikë të kërkojnë një rinumërim të plotë për të garantuar transparencë dhe besueshmëri.
Ndërkohë, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është paraparë pikërisht çështja e rinumërimit, raporton rtklive.com. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 19 janar 2026, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, ka deklaruar Elezi.
Sipas burimeve brenda KQZ-së, raporti që do të prezantohet sot pritet të përmbajë detaje mbi shkeljet e identifikuara, të cilat mund të ndikojnë në shpërndarjen e mandateve dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Për këtë arsye, rinumërimi i plotë po shihet si një hap i domosdoshëm për të shmangur kontestime të mëtejme dhe për të ruajtur besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Vendimi përfundimtar për zgjerimin ose jo të rinumërimit pritet të merret pas diskutimeve dhe shqyrtimit të raportit gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së.
Këshilli për Operacione Zgjedhore i ka rekomanduar KQZ-së rinumërimin e plotë të votave
Sapo ka përfunduar mbledhja e mbyllur e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, burime të RTK informojnë se të gjithë anëtarët e subjekteve politike janë pajtuar njëzëri për rinumërim të tërësishëm në Kosovë.
RTK mëson se Këshilli për operacione zgjedhore ia ka rekomanduar KQZ-së rinumërimin e plotë.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












