Kosova
Kosovë: Vaksinohen me dy dozat antiCOVID mbi 50 për qind e qytetarëve mbi 16 vjeç
Mbi 37 për qind e popullsisë në Kosovë tashmë janë vaksinuar kundër coronavirusit, ndërkaq mbi 50 për qind ka arritur vaksinimi i grupeve të synuara, që janë mosha mbi 18 vjeç në vendin tonë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë sot, përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu janë bërë publike edhe të dhënat për të vaksinuarit më një dozë dhe ata me dy doza të vaksinës antiCOVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në nivel të popullsisë vaksinimi në Kosovë tashmë ka arritur në mbi 37.9 për qind të vaksinuar plotësisht.
“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në këtë njoftim.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












