Kosova
Kosovë: Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, 62 vjet burgim për 6 të akuzuar
Sot Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 62 vjet burgim 6 të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se një prej të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 5 janë dënuar me nga 10 vjet burgim dhe një është liruar në mungesë të provave.
“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR. është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vjetëve, ndërsa të akuzuarit D.RR., B.S., M.S., F. S. dhe M.R. janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjetësh, secili veç e veç”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi, ka thënë se ky është vendim meritor.
Ajo ka theksuar se viktima gjendet në strehimore. “Gjendja e saj është jo e kënaqshme, por ajo është duke u trajtuar nga institucionet përkatës”, është shprehur Krasniqi.
Haxhi Millaku, avokat i njërit prej të dënuarve, ka thënë se klienti i tij është dënuar me 10 vjet burgim “për një kontakt që e ka pasur 5 minuta”.
“Klienti im është dënuar me 10 vjet, për një kontakt që e ka pasur 5 minuta, është e tmerrshme, ka qenë kontakt që e ka kontaktuar, edhe ai, as ajo nuk e ka njohur as nuk e ka identifikuar, vetëm bisedë dhe asnjëherë nuk e ka identifikuar klientin tim, edhe brenda seancës kemi kërkuar identifikimin dhe brenda seancës nuk e njeh”, është shprehur Millaku.
Ai i ka akuzuar institucionet e drejtësisë për fabrikim të këtij rasti.
“Kemi të bëjmë me një fabrikim komplet, nga fillimi deri në fund, të një situate inekzistente apo thënë me tepër, është simulim i vetë organeve të drejtësisë. Me të vetmin qëllim që ta arsyetojë mediumet se ndodhi kjo dhe një grup i personave kanë pasur kontakt me një fëmijë 11-vjeçar… është skandaloze”, ka deklaruar Millaku.
Ai ka pretenduar se viktima është mbi 16 vjeçe.
“Shkenca e mjekësisë, në kuptimin shkencor, radiologjik, dora e majtë, kocka e vërteton që është mbi 16 vjeçe, prandaj është e tmerrshme… Janë normat imperativëe që nuk guxon t’i anashkalojë drejtësia, është skandal”, ka theksuar Millaku.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









