Kosova
Kosovë: Protestojnë gastronomët, kërkohet lejimi i dasmave
Me një vaksinë nuk çel vera! Të bashkuar ta kthejmë lumturinë dhe ekonominë në vend”, shkruan Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në Facebook
Gastronomët e Kosovës do të protestojnë nesër para objektit të Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 18:00, në shenjë pakënaqësie me masat kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë koronavirus.
Qeveria Kurti 2 ka vendosur kohë më parë masat e reja antiCOVID-19 sipas të cilave ndalohet puna e gastronomeve dhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.
Gastronomët si kërkesë kanë largimin e masave kundër koronavirusit, për t’iu hapur rrugë mbajtjes së dasmave dhe organizimeve të tjera.
“Me një vaksinë nuk çel vera! Të bashkuar ta kthejmë lumturinë dhe ekonominë në vend”, shkruan Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në Facebook.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërkaq ka ftuar në një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës për ditën e mërkurë, ku temë diskutimi pritet të jenë masat e reja kundërCOVID-19.
Takimi mbahet në kohën kur Kosova vazhdon të përballet me rënie të numrit të rasteve të reja, ku vetëm gjatë ditës së hëne janë konfirmuar 14 raste pozitive dhe një i vdekur, transmeton EO, përcjell Albinfo.ch.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 107.258, prej tyre 101.467 janë shëruar, 3.551 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.240 persona.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













