Kosova
Kosovë: Prokuroria ngre aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulm ndaj gazetarëve
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për përfshirje në sulm ndaj gazetarëve gjatë një proteste të mbajtur në Leposaviq në qershor të vitit 2023, transmeton albinfo.ch.
Sipas aktakuzës, Simiq ngarkohet me veprat penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale” dhe “Huliganizëm”. Ngjarja ka ndodhur më 16 qershor 2023, gjatë një proteste kundër vizitës së ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi. Prokuroria pretendon se, pasi ministri kishte dalë nga objekti i komunës, një turmë personash të maskuar sulmuan me shok-bomba. Pas largimit të automjetit zyrtar, Simiq dyshohet se ka urdhëruar turmën që të sulmojë përfaqësuesit e mediave.
Gjatë sulmit janë përdorur mjete shpërthyese, grushta, shqelma dhe mjete të forta, duke rezultuar në lëndimin e dy gazetarëve.
Përveç Simiqit, në këtë rast është përfshirë edhe i pandehuri tjetër me inicialet U.V., i cili akuzohet për sulm dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale.
Simiq dhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, janë ftuar kohët e fundit për intervistim në lidhje me tri vepra penale. Po ashtu, edhe deputeti Igor Simiq ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u marrë në pyetje për ngjarjet e dhjetorit të vitit 2022. Ndërsa Igor Simiq ka konfirmuar gatishmërinë për të dëshmuar, Slavko Simiq ka refuzuar të prononcohet për mediat në fillim të këtij muaji.
Slavko Simiq është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku ka marrë mbi 12 mijë vota, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












