Shëndetësi
Kosovë: Policia arreston dy persona, hapën poliklinikë me dokumente të huaja
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë hapur një Poliklinikë me dokumentacion të dikujt tjetër.
“Falë shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të mirë edhe me qytetarët, janë realizuar hetime disa javore dhe është arritur që sot më 10.04.2019, të identifikohen dhe arrestohen dy persona të dyshuar, një mashkull/shqiptar kosovar me inicialet (A.A.) dhe një femër/serbe kosovare me inicialet (L.S.), nën dyshim e bazuar se kanë kryer vepra penale ku përfshihen “Falsifikim i dokumentit zyrtar” neni 434, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399, “Mashtrim” nga neni 335 dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata dhanë edhe sqarimin se për çfarë kanë përdorur dokumentacionin e disa personave të tjerë.
“Të dyshuarit e potencuar lartë me iniciale dyshohet se kanë keqpërdorur dokumente, diploma etj., me qëllim që poliklinikën t’a Licencojnë në Ministrinë e Shëndetësisë” thuhet tutje në njoftim.
Policia më pas ka marrë udhëzime që në Poliklinikë të bëhet një kontroll i përbashkët me Inspektoratin Shëndetësorë të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të verifikimit dhe vërtetimit të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet e ngritura.
“Sot me datë 10.04.2019, është realizuar Plani Operativ “Poliklinika” i cili ka rezultuar me gjetjet e kërkuara, dhe kështu zyrtarët hetues kanë sekuestruar dokumentacione si prova materiale. Pas përfundimit të kontrollit, Poliklinika në fjalë është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa hetuesit policor, në koordinim me Prokurorin e rastit, kanë arrestuar të dyshuarin e parë të rastit të cilin e kanë shoqëruar në ambientet policore. Menjëherë është ftuar edhe e dyshuara e dytë e rastit, e cila po ashtu është arrestuar”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit të dy të dyshuarve të arrestuar, Prokurori i rastit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e tyre për 48 orë, për procedura të mëtejme sipas ligjit.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












