Kosova
Kosovë: Poça elektrik dhe qirinj u hodhën në drejtim të Qeverisë
Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë përplasur me Policinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ky veprim i protestuesve në ndërtesën e organizuar sot nga PSD-ja, është bërë në mënyrë simbolike, për të shprehur pakënaqësitë ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Anëtarë të PSD-së kanë tentuar të mbajnë fjalimin para shkallëve të ndërtesës së Qeverisë, çka solli edhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve.
Protestuesit mbanin pankarta “Krejt rroga në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Me popull dhe rrymë nuk luhet se djegësh”.
Në protestë po marrin pjesë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarë të kësaj partie dhe qytetarë.
PSD thekson se kanë protestuar që shfrytëzimi i qytetarëve të Kosovës për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s të ndalohet.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












