Kosova
Kosovë, në mesjavë shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se pas përfundimit të numërimit, kandidatët nga subjektet politike do të mund t’i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse kanë ndonjë ankesë rreth rezultatit zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën pritet ta përfundojë procesin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit, dhe pas kësaj të dal me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se pas përfundimit të numërimit, kandidatët nga subjektet politike do të mund t’i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse kanë ndonjë ankesë rreth rezultatit zgjedhor.
“Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, KQZ-ja do t’i shpallë rezultatet përfundimtare për kryetar komune. Po besojmë se në mesjavë do të arrijmë t’i shpallim këto rezultate. Pas shpalljes së këtyre rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët mund të bëjnë ankesat e tyre në institucionet përkatëse lidhur me rezultatet e shpallura”, tha Elezi për rtk.
Por, palët kanë bërë ankesa ende pa përfunduar procesi i numërimit.
Kandidatët të cilët kanë bërë ankesa të cilat lidhen ekskluzivisht me rezultatin e zgjedhjeve, duhet t’i përsërisin ato.
Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku tha se nga 252 ankesa të paraqitura, 213 prej tyre kanë të bëjnë me pretendimet rreth parregullsive në numërim, prandaj, palët duhet t’i përsërisin këto ankesa pasi QNR- të përfundojë numërimin.
“Të gjitha këto ankesa janë shqyrtuar dhe paneli ka marrë vendim për këto ankesa. Mirëpo, kjo nuk ka qenë koha e duhur e paraqitjes së këtyre ankesave, kështu që të gjithë ata kandidatë për anëtarë të kuvendeve komunale të cilët kanë paraqitur ankesa dhe janë njoftuar me vendimin, pjesa më e madhe janë njoftuar por edhe ata që s’janë njoftuar, me rastin e publikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, duhet të bëjnë ankesë përsëri që t’i atakojnë në një farë mënyrë këto parregullsi, sepse ato janë rezultate zyrtare dhe duhet të paraqiten pretendimet, dëshmitë”, deklaroi Desku.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










