Kosova

Kosovë: Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh, hetohen për pastrim parash nga trafikimi i drogës

Policia e Kosovës me autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, si rezultat i të cilit janë sekuestruar asete me vlerë një milion euro.

Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi në lidhje me një rrjet pastrimi parash të trafikimit të drogës, transmeton albinfo.ch.

“Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.