Kosova
Kosovë: Ja sa qytetarë u vaksinuan me dozën e tretë
Deri më tani në Kosovë janë dhënë 1 milion e 722 mijë e 865 doza të vaksinës antiCOVID. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 797 mijë e 229 qytetarë, të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.
Tash e një kohë ka filluar edhe dhënia e dozës përforcues dhe dozës së tretë. Deri tani janë dhënë 36 mijë e 925 doza përforcuese, kurse dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19 e kanë marrë 2 mijë e 182 qytetarë.
Në raportin e fundit IKSHPK njoftoi për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.
Aktualisht në vend janë 5 mijë e 678 raste aktive me koronavirus.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










