Lajme
Kosovarja refuzon të mësojë gjermanishten: Gjykata Federale e kërcënon me dëbim
"Fakti që ajo nuk kishte treguar përpjekje përballë kërcënimit akut të dëbimit tregon një "mungesë të caktuar interesi për t'u përshtatur me situatën lokale"
Një grua nga Kosova me qëndrim në kantonin e Aargaut nuk dëshiron as të përpiqet për të mësuar gjuhën e vendit të ri ku ajo jeton tani sa vite, gjermanishten.
Për këtë arsye, autoritetet nuk donin t’i vazhdonin lejen e qëndrimit të zonjës, transmeto albinfo.ch. Por, çështja përfundoi në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale, me seli në Lozanë.
Atje tani është vendosur: Ajo do të trajtohet vetëm sipas ligjit të imigracionit.
Në një aktgjykim të botuar të enjten, gjyqtarët e Lozanës i kanë bërë me dije asaj “në çdo formë të mundshme” se nga ajo pritej të zbatonte vërejtjet që i janë bërë në këtë procedurë, shkruan sda.ch. Përndryshe, ajo mund të presë një anulim ose mosvazhdim të lejes së qëndrimit.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë Federale thekson se sa e rëndësishme është aftësia gjuhësore për të qenë në gjendje të integrohesh në shoqëri. Në këtë aspekt, është kjo është çështje e një interesi publik me peshë që njihet edhe nga konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Megjithatë, interesi privat i të prekurës në këtë rast aktualisht ende mbizotëron. Dhe në bazë të tij, ajo lejohet të qëndrojë në Zvicër, ku ajo jeton që nga dhjetori i vitit 2015 me bashkëshortin e saj – gjithashtu nga Kosova – dhe djalin e përbashkët, katërvjeçar e gjysmë.
Por, nëse nuk ripërtërihet leja, mund të supozohet se bashkëshorti do të qëndronte në Zvicër, ku ka punuar për të njëjtin punëdhënës për dhjetë vjet, transmeton albinfo.ch. Për fëmijën, kjo në fakt do të thoshte se ai do të mund të rritej vetëm me njërin nga dy prindërit.
Pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar për ntegrim dhe kërkesave të përsëritura të mëvonshme nga Zyra e Migracionit në Aargau, gruaja që tani u paralajmërua nuk ka dhënë ende dëshmi për njohjen e gjuhës. Sipas Gjykatës Federale, ajo “në mënyrë të vazhdueshme” ka refuzuar të “bënte çdo përpjekje për të mësuar gjuhën gjermane”.
Ky “qëndrim jobashkëpunues” ka zgjatur me vite. Fakti që ajo nuk kishte treguar asnjë përpjekje përballë kërcënimit akut të dëbimit tregon një “mungesë të caktuar interesi për t’u përshtatur me situatën lokale”.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












