Tematike
Kosovari me virus është kthyer nga pushimet para vendimit për karantinën
Punonjësi është kthyer nga pushimet më 29 qershor". Ndërsa, siç dihet, rregullorja e karantinës për kthimin nga vendet e rrezikut në atë kohë nuk ishte akoma në fuqi
Pasi ka kaluar pushimet në Kosovë, një punonjës i firmës së madhe ër përpunimin e mishit “Lüthi & Portmann” në Deisswil të Kantonit të Bernës është kthyer direkt në vendin e tij të punës. Sigurisht, pa ju nënshtruar karantinës. Tani ai është në spital, i infektuar me Corona dhe në gjendje jo të mirë, shkruan blick.ch.
Ndërkohë, edhe 6 nga kolegët e tij të punës kanë treguar gjithashtu simptoma.
Sipas kryemenaxherit të kompanisë, Paul Lüthi, rasti i kosovarit është i pari i testuar pozitiv nga 400 të punësuar sa i ka kompania, transmeton albinfo.ch. Ai thotë se i sëmuri është përgjegjës për komisionimin e artikujve: “Ai përgatit produktet e paketuara të mishit për klientët”. Prandaj, sipas tij, në asnjë moment nuk ka ekzistuar ndonjë rrezik për konsumatorët.
Lüthi hedh vendosmërisht poshtë pretendimet se fabrika e mishit kishte shpërfillur urdhrin federal të karantinës. Për ta vërtetuar këtë, ai merr të dhënat e sakta nga zyra e personelit, përcjell albinfo.ch. “Punonjësi është kthyer nga pushimet më 29 qershor”. Ndërsa, siç dihet, rregullorja e karantinës për kthimin nga vendet e rrezikut në atë kohë nuk ishte akoma në fuqi. “BAG ka shpallur këtë vendim më 2 korrik, ndërsa vendimi u bë aktiv vetëm më 6 korrik” sqaron shefi. Prandaj, thotë ai, “ne nuk bëmë asgjë të gabuar”.
Problemi te infeksioni me Covid-19 është se personat e infektuar nuk tregojnë menjëherë simptomat e sëmundjes. Kështu, sëmundja ka shpërthyer vetëm rreth një javë pas kthimit të kosovarit.
Lüthi pranon se “ka pasur punonjës individualë që gjithashtu ishin ankuar për simptoma pas rastit”. Mirëpo, të gjitha testet kanë rezultuar negative.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median














