Kosova
Kosova prezantohet në Berlin me moton “Digital Kosovo”
Me moton ”Digital Kosovo”, Kosova po prezantohet në Simpoziumin e 53-të të Asociacionit për Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës në Berlin të Gjermanisë me disa kompani.
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, së bashku me GIZ-in gjerman njoftojnë se kanë financuar pjesëmarrjen në këtë simpozium 5 firma anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë 5 Start-Upe të Qendrës së Inovacionit të Kosovës, 5 firma anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, si dhe 6 përfaqësues institucionalë.
Në njoftim theksohet se qëllimi i delegacionit kosovar në këtë ngjarje është në rend të parë ndërkombëtarizimi dhe promovimi i ekonomisë kosovare si dhe informimi i firmave anëtare të BME me potencialin ekonomik që ka Kosova, në veçanti në sektorin e TIK-ut.
Simpoziumi treditor i BME-së për blerje dhe logjistikë që ka nisur të mbahet nga sot deri më 16.11.2018 në Berlin, është një ndër ngjarjet më të mëdha të blerësve dhe profesionistëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Evropë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













