Kosova
Kosova ndalon importin e pulave nga Shqipëria
Ky vendim i autoriteteve kosovare vie pas përhapjes së gripit të shpezëve në Shqipëri
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) ka marrë vendim për ndalimin e importit të pulave nga zona e prekur në Shqipëri, për shkak të gripit të shpezëve.
Në Kosovë, aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshuar me këtë virus.
AUV thotë se kanë marrë të gjitha masat operative për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në fermat e Kosovës.
Zyrtari për informim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, thotë për KosovaPress se pas raportimit të autoriteteve shqiptare për prezencën e gripit të shpezëve, kanë marrë vendim për ndalimin e importit nga zona e shpërthimit të sëmundjes.
“Ne po punojmë aktivisht që të kemi sa më pak raste të prekura. Aktualisht që po flasim nuk e kemi asnjë rast të raportuar si të dyshimtë në prezencë të gripit të shpezëve H5N8. Por, jemi në terren dhe jemi duke marrë informata kudo që mund eventualisht të ketë ndonjë dyshim.
Masa e vendosur ndaj Shqipërisë është masë e njëjtë që vendoset edhe nga ana e tyre në qoftë se kemi raste te ne. Dhe është masa që edhe vetë shteti kur ndodh shpërthimi i kësaj sëmundjeje nuk lejon lëvizje të shpezëve dhe lëvizje as brenda territorit të vet, e lëre më që të certifikojë ndonjë ngarkesë nga zona e shpërthimit që të dalë jashtë vendit”, tha Thaçi.
Ai thekson se në masat e vendosura nuk përfshihen edhe zonat e tjera. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, sipas tij, ka qenë në komunikim me autoritetet në Shqipëri që nga java e kaluar dhe se të gjitha shtetet në rajon janë në situatën emergjente ku kanë ngritur nivelin e kontrollit, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo është një sëmundje virusale që prek shpezët dhe përhapja e tyre zakonisht bëhet përmes kontaktit direkt mes shpezëve. Por, mund të përhapet edhe duke mos ndërmarrë masa të bio-sigurisë në fermat ku janë të prekura. Shtetet zakonisht pas konfirmimit të një rasti në një fermë, ndërmerren masat e karantinimit të fermës, kryhen asgjësimet në atë fermë dhe shpallet zona që duhet të monitorohet se a ka raste të tjera të dyshimta apo jo. Dhe, në secilin rast që ka shenja klinike, ndërmerren veprimet e saj”, tha Thaçi.
E-Diaspora
-
Edi Rama pas takimit me emigrantët: Emocion i paharrueshëm, nuk do harroj fytyrat e shqetësuara të autoriteteve italiane Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “është deklaruar” përmes rrjeteve sociale, pas vizitës me emigrantët në Milano...
-
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
Jeta në Austri
-
Zakonet austriake të të ngrënit, nga të cilat bota mund të mësojë Kuzhina austriake mund të mos jetë gjëja e parë që u vjen në mendje atyre që...
-
Si të martoheni në Austri si i huaj?
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri?
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri