Kosova
Kosova ndalon hyrjen e ministres serbe Snezhana Paunoviq pas deklaratave për spastrim etnik
Qeveria e Kosovës ka shpallur person të padëshirueshëm ministren serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, duke i ndaluar hyrjen dhe tranzitin në territorin e Kosovës. Vendimi u bë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se deklaratat e saj përbëjnë nxitje të ideologjive të spastrimit etnik.
Sveçla theksoi se deklaratat e ministres rikujtojnë politikat e ndjekura nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë dhe se institucionet e Kosovës do të reagojnë me masa ligjore ndaj çdo retorike që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit.
Reagimet erdhën pasi Paunoviq deklaroi në një intervistë për një televizion serb se, po të kishte qenë në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. Më pas ajo sqaroi se kishte nënkuptuar largimin e shqiptarëve që nuk e konsideronin veten qytetarë të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe ritheksoi se nuk tërhiqet nga qëndrimet politike të Partisë Socialiste të Serbisë.
Deklaratat e saj u dënuan nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, deklaroi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik, ndërsa komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, i cilësoi deklaratat të papranueshme dhe shprehu shqetësim të thellë, duke theksuar se ndaj tyre duhet të ketë tolerancë zero.
Edhe autoritetet e Kosovës reaguan ashpër. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se deklarata të tilla lavdërojnë krimet e luftës, rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe bien ndesh me vlerat evropiane.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













