Lajme
Kosova ka kaluar shifrën prej 1.5 milion banorëve
Përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë
Sot në Kosovë përfundoi regjistrimi i popullsisë edhe për komunat të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces.
Për procesin e regjistrimit në Edicionin Special të Klan Kosovës, në një video-lidhje ishte drejtuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.
Ai bëri të ditur se regjistrimi edhe në këtë javë nuk ka qenë i ndarë në komuna por është bërë në të gjithë territorin e Kosovës.
Derisa, sa i përket pjesëmarrjes në regjistrim ai vlerëson se ishte e suksesshme.
“Në bazë të dhënave vlerësohet se përveç pjesës veriore që ka hezituar, pjesët e tjera vlerësohet të jetë një ndër regjistrimet më të suksesshme sa i përket gjithëpërfshirjes, Besojmë që do të jemi 99.8% në pjesëmarrje”, tha ai, përcjell Klankosova.tv
Tutje, Kastrati njoftoi se numri i popullsisë ka kaluar shifrën 1.5 milion.
“Të dhënat në fund të muajit gusht të dhënat t’i publikojmë, por do ta bëjmë të pamundurën që t’i publikojmë në korrik. Shifra prej 1.5 milion është kaluar”, bëri të ditur Kastrati.
Ndër të tjera, Kastrati theksoi se ata që nuk janë regjistruar do të përballen me sfida.
“Një person që nuk është në regjistruar do të ketë sfida, ministritë e tjera do të kërkojnë informacion nëse ai ose ajo ka qenë pjesë e popullsisë rezidente”, tha Kastrati në Info Magazinë.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











