Kosova
Kosova eksportoi drejt Zvicrës mallra në vlerë 71.8 milionë euro gjatë 2023-ës
Në një raport të publikuar nga instituti GAP, i cili thirret në të dhënat e Doganës së Kosovës, Zvicra ishte ndër top 10 partnerët e Kosovës gjatë vitit 2023 sa i përket eksportit të mallrave, shkruan albinfo.ch.
Këto të dhëna tregojnë se u eksportuan mallra në vlerë 71.86 milionë euro në Zvicër, apo 8.8 për qind. Por e njëjta nuk vlen edhe për importe.
Në tabelën e eksporteve Zvicra radhitet në vendin e 5-të derisa në krye të listës është Maqedonia e Veriut, Shqipëria, SHBA, Gjermania, Serbia, Mali i Zi, Italia, Turqia e Austria, përcjell tutje albinfo.ch.
Në fushën e importeve, Turqia zë vendin e parë me 782 milionë euro mallra të importuara, derisa pas saj vijnë Gjermania, Kina, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia, India, Serbia e Polonia.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














