Kosova
Kosova do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë
Reuters: Kosova nderon me medalje Trumpin pas arritjes së marrëveshjes ekonomike me Serbinë
Kosova pritet t’i japë presidentit amerikan Donald Trump medalje, për rolin e tij për ta ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e marrëveshjes sa i përket normalizimit të raporteve ekonomike, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në letrën të cilën e ka parë Reuters, ka informuar Trumpin se do të pranojë medaljen e Kosovës, Urdhri i Lirisë.
Me medalje do të bëhen edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i Trumpit, Robert O’Brien si dhe emisari i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovës Serbi.
Kujtojmë që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Uashington për një bashkëpunim ekonomik, ndërsa tani mbetet të trajtohet edhe normalizimi politik.
Në letrën dërguar Trumpit, Thaçi shpreh “mirënjohje për kontributin e dhënë për marrëveshjen”, duke e ftuar që ta vizitojë Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












