Futboll

Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve

Vendosja në vazo të ndryshme, lë të hapur mundësinë për një përballje Shqipëri – Kosovë

Është bërë e ditur se më 3 mars 2020 do të bëhet tërheqja e shortit për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve, ndërkaq Kosova dhe Shqipëria kanë mundësinë të jenë pjesë e të njëjtit grup, në Ligën C.

Po ashtu, UEFA ka njoftuar se vendosja në vazo do të bëhet në bazë të performancës nga sezoni i parë i Ligës së Kombeve.

Thuhet se Kombëtarja Shqiptare do të jetë në vazon e parë të grupit C, së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë.

Nga ana tjetër, Kosova do të jetë në vazon e dytë, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.

Andaj, vendosja në vazo të ndryshme, lë të hapur mundësinë për një përballje Shqipëri – Kosovë, gjë e cila do të ishte vërtet emocionuese, me një vëllazërore që do të zhvillohej në Ligën e Kombeve, përcjell albinfo.ch.