Koronavirusi: çast pas çasti
Koronavirusi: Sllovakia nuk shënon asnjë rast të ri
Zyrtarët në Sllovaki kanë njoftuar se në 24 orët e fundit nuk kanë regjistruar asnjë rast me koronavirus.
Kjo është hera e parë që në këtë vend në dy muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.
Në Sllovaki, që tre ditë, autoritetet kanë hequr disa masa të izolimit, duke lejuar që të gjitha dyqanet, përveç qendrave tregtare, të rihapen. Po ashtu, në Sllovaki janë hapur galeritë, muzetë, megjithatë shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Po ashtu, ritet fetare dhe dasmat do të lejohen të mbahen, edhe pse autoritetet kanë vendosur kufizime në numrin e pjesëmarrësve.
Sllovakia, që ka rreth 5,5 milionë banorë, deri më tani ka 1,455 raste me koronavirus dhe 26 viktima. Ndërkaq, mbi 900 pacientë janë shëruar.
Rastet e para u shënuan më 6 mars.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta