Sport
Korab Kabashi, kampion i Gjermanisë në taekwondo
Puna dhe zelli i Korabit u kurorëzua më në fund me titullin e më të mirit në Gjermani në kategorinë deri në 68 kg
Korab Kabashi, me prejardhje nga Kosova, e ka fituar titullin e më të mirit në Gjermani për moshën U21 deri në 68 kg në sportin e taekwondos, shkruan albinfo.ch.
Por, kush është Korab Kabashi?
Korabi lindi në shtator të vitit 1998 në Gjermani, me prejardhje nga Gurrakoci i Komunës së Istogut. Babai i tij Bekim Kabashi, i përndjekur nga regjimi serb, në fillim të viteve 90-ta, detyrohet që ta largohet nga Kosova në drejtim të Gjermanisë ku jeton edhe sot.
Korabi në moshën 5 vjeçare është regjistruar në klubin e Taekwondo-s në Korbach. Korabi, i frymëzuar nga Besim Kabashi dhe Naim Kabashi, të dy këta kampion botëror në Kick Boks, ju qas treningut me një seriozitet të madh, gjë që bëri që në moshën 12 vjeçare të ngritët për të parën herë në ring, ku triumfi dhe u bë kampion i Republikës Hessen të Gjermanisë.
Një vit më vonë arriti prapë të bëhet kampion i Hessen-it, (titull të cilin e mban deri sot) dhe vendin e dytë në Gjermani. Duke pas parasysh se Federata e Taekwondo-s në Gjermani është tejet e madhe dhe ka konkurrencë të madhe, për krah shkollës, Korabi e vazhdoi punën për të arritur kulminacionin brenda shtetit gjerman sepse me vendin e dytë e të tretë që pasuan çdo vit nuk ishte i kënaqur.
Vlen për të theksuar se kundërshtarët e Korabit zakonisht vijnë nga Internatet e Sportit të cilët ushtrojnë 7 ditë në javë, Korabi veç tre here në javë në klub, por pastaj i vazhdon ushtrimet në shtëpi me vëllain Arlindin, i cili po ashtu është kampion i pesëfishtë i Hessen-it dhe nënkampion i dyfishtë i Gjermanisë, si dhe motrën Ajlinën, po ashtu fituese e shumë dueleve dhe kupave të Hessen-it.
Puna dhe zelli i Korabit u kurorëzua më në fund me titullin e më të mirit në Gjermani në kategorinë deri në 68 kg.
Turniri u mbajt në Magdeburg. Korabi është dashur të ndeshet me katër kundërshtarë. Duelin e parë e fitoi bindshëm me rezultat 27:1, të dytin me rezultat 26:6 në raundin e dytë që sipas rregullave të Taekwondos është nokaut. Duelin e tretë (gjysmëfinale) e fitoi me 25:12, kurse në finale pas një avancimi 6:0 në raundin e parë nga një kundërshtar tejet i mirë (ish-kampion i Gjermanisë) në mes të raundit të dytë ndryshoi rezultati në favor të kundërshtarit 12:7.
Mirëpo, në saje të taktikës dhe teknikës që posedon Korabi e kthei prapë ndeshjen në favor të tij dhe nga gjysma e dytë e raundit të dytë dhe në raundin e tretë nuk i la kundërshtarit asnjë mundësi për të fituar asnjë pikë përderisa vetë e qëllonte kundërshtarin kohë pas kohe shpejt dhe preciz duke shënuar pikë të vlefshme dhe të rëndësishme. Kështu që e përfundoi finalen me rezultat 24:12.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësimeve më dinjitoze të Kosovës, përcjell...
-
“Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE”
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësimeve më dinjitoze të Kosovës, përcjell...
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj