Tematike
“Konsumentenschutz”, kundër premive paushalle mbi baza nacionale
Cécile Thomi: "Fondacioni për mbrojtjen e konsumatorit është parimisht kundër ndarjes paushalle të riskut (për shembull sipas nacionalitetit) në llogaritjet e premive"
Cécile Thomi është përgjegjëse ligjore në Fondacionin për Mbrojtjen e Konsumatorit (Konsumentenschutz) të Zvicrës. Albinfo.ch ka kërkuar të dijë nga ajo se çfarë qëndrimi ka ky fondacion lidhur me diskriminimin e të huajve me premitë e sigurimit. Në intervistë, znj. Thomi adreson këtë problematikë dhe sqaron qëndrimin e fondacionit në fjalë lidhur me këtë temë.
Cécile Thomi
Albinfo.ch: Shtypi zviceran është marrë në mënyrë të përsëritur me temën për diskriminimin e grupeve të caktuara etnike me rastin e sigurimit të automjeteve. Artikulli i fundit, më i dokumentuar dhe gjithëpërfshirës, është botuar në “Handelszeitung”. A jeni ju, si Fondacion për Mbrojtje të Konsumatorit, të informuar mbi gjendjen në këtë fushë?
Cécile Thomi: Problematika e diskriminimit është e njohur edhe për ne. Shembulli i ngasësve të makinave para së gjithash nga Ballkani, të cilët përgjithësisht paguajnë premi më të larta për sigurimin e makinave, është sigurisht tema më e njohur në këtë mes dhe më efektivja për media. Por, ka edhe sektorë të tjerë, në të cilët ndodhin raste të diskriminimit, të cilat nga aspekti njerëzor janë edhe më relevante, por janë pothuaj të panjohura për publikun.
Shembull i tillë është ai që tregon se të sëmurët kronikë ose njerëzit e moshuar, nuk kanë pothuajse fare shanse që, për shembull, të lidhin një sigurim për paaftësinë në punë apo sigurim jetësor, ose, detyrohen të paguajnë premi shumë më të larta. Është veçanërisht e habitshme se prindërit e fëmijëve të hendikepuar e kanë të thuash të pamundur që të lidhin sigurim plotësues (shtesë) shëndetësor për fëmijët e tyre.
Diskriminimi gjinor është i ndaluar në BE që nga viti 2012. Në sigurimet private të jetës dhe të pensionit, sigurimet private shëndetësore si dhe në sigurimet për automjete dhe ato për aksidente, lejohen vetëm tarifat “Unisex” (njëgjinore). Por në Zvicër, mjerisht nuk ka ndalime të tilla kështu që kompanitë e sigurimit vazhdojnë të mbështeten, thjesht në shifra, në faktorët e rrezikut, të cilët janë statistikisht relevantë. Kështu: gratë arrijnë mesatarisht moshë më të shtyrë se burrat dhe për këtë arsye, në sigurimin shëndetësor shtesë paguajnë premi më të larta. Burrat i ngasin makinat më shpejt dhe me më pak kujdes, kështu që paguajnë premi më të larta të sigurimit të makinave.
Albinfo.ch: A e konsideroni Ju këtë si diskriminim apo thjesht, shprehje e realitetit në terren?
Cécile Thomi: Në parim, nuk ka si të kundërshtohet se shkaktimi i dëmit ka një ndikim në preminë që duhet të paguhet. Por fondacioni për mbrojtjen e konsumatorit është parimisht kundër ndarjes paushalle të riskut (për shembull sipas nacionalitetit) në llogaritjet e premive. Më e drejtë do të ishte që, fare thjesht, të mbështeteshim në një sistem të përgjithshëm “Bonus-Malus”, i tillë çfarë prej shumë vjetësh praktikohet për shembull te sigurimi i gjësendeve shtëpiake. Ky sistem do të mund të aplikohej pa problem, për shembull, edhe në sigurimin e automjeteve. Kështu: ai që brenda një kohe të caktuar nuk ka shkaktuar dëme, fiton një ulje të premisë (pavarësisht nga gjinia, nacionaliteti, mosha etj.). Dhe e kundërta: Kush shkakton dëme, duhet të presë një rritje të premisë. Ndërsa, premia fillestare do të ishte e njëjtë për një lloj të automjetit, te të gjitha kompanitë e sigurimit.
Albinfo.ch: A ka pasur deri më tani ankesa në këtë drejtim nga komunitetet etnike të prekura ose nga individët?
Cécile Thomi: Njoftime konkrete të të siguruarve, respektivisht të grupeve të caktuara etnike, deri tani nuk kemi pasur.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













