Kosova
Synohet thellimi i bashkëpunimit mes Kantonit Schwyz dhe institucioneve të Kosovës
Në vazhdën e vizitave zyrtare të kantoneve të Konfederatës së Zvicrës dhe me qëllimin e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët me institucionet e Republikës së Kosovës, Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, së bashku me Këshilltaren Shukrije Ramadani i kanë bërë një vizitë zyrtare Kantonit të Schwyz-it.
Në kuadër të kësaj vizite, përfaqësuesit diplomatikë të Republikës së Kosovës janë pritur nga përfaqësuesi i Qeverisë Kantonale, André Rüegsegger dhe Udhëheqësi i Departamentit për Çështje Ekonomike, Andreas Barraud, shkruan albinfo.ch.
Shqyrtimi i mundësive për rritjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike, atë të edukimit e kulturës; binjakëzimi eventual në mes të qyteteve të këtij Kantoni dhe atyre nga Kosova, si dhe integrimi i komunitetit shqiptar nga Kosova në jetën shoqërore e institucionale, ishin disa nga temat e diskutimit.
“Ishte vërtet një mikpritje e jashtëzakonshme dhe një takim shumë i ngrohtë e miqësor në Kantonin e Schwyz-it. Na gëzoi fakti që të dëgjojmë fjalët dhe vlerësimet më të mira për komunitetin e shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në këtë Kanton dhe integrimin e tyre, që tashmë po prodhon storie suksesi gjithandej dhe në shumë lëmi. Presim që bashkëpunimi i nisur të rezultojë me projekte konkrete që do të ishin në interesin e të dyja vendeve dhe dy popujve”, ka thënë diplomati Kastrati.
Në Kantonin Schwyz llogaritet se jetojnë mijëra shqiptarë nga Kosova.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













