Kosova
Konjufca flet për konstituimin e Kuvendit
Glauk Konjufca tha se hapat e ardhshëm janë pjesë e procesit të mëtejshëm konstitucional të vendit, ndërsa thekoi se për datën e thirrjes së seancës do të njoftohen me kohë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur para gazetarëve lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e konstituimit të institucioneve.
Konjufca tha se hapat e ardhshëm janë pjesë e procesit të mëtejshëm konstitucional të vendit, ndërsa thekoi se për datën e thirrjes së seancës do të njoftohen me kohë.
“Është pjesë e formësimit të mëtejshëm konstitucional të vendit tonë. Do të mund të thirret, nuk e caktoj unë, por besoj do të lajmëroheni”, tha Konjufca.
Ai u shpreh se çdo pretendim për shkelje të Kushtetutës duhet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese. “Ai që mendon që është shkelur Kushtetuta, le t’i drejtohet Kushtetueses”, deklaroi ai.
Konjufca shtoi se do të vazhdojnë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, duke komentuar edhe mundësinë e pasojave që mund të sjellë situata aktuale.
Sipas tij, dëmi që mund të shkaktohet nga vazhdimi i këtij procesi është më i vogël sesa pasojat që, sipas tij, do të sillte përsëritja e skenave të dhunshme apo shkuarja në zgjedhje të reja.
“Ky dëm që ju po e konsideroni që mund të bëhet është më i vogël se ajo që pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit. Është më pak dëm se me shku në zgjedhje të reja. Krejt këto dëme janë të mëdha”, tha Konjufca.
Ndryshe, seanca e 8 gushtit e Kuvendit të Kosovës nuk rezultoi me konstituim të këtij institucioni, pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutim të mëtejshëm për një marrëveshje politike edhe për zgjedhjen e presidentit, që çoi edhe në sulmin me vezë ndaj tij nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












