Maqedonia
Kongresi i Manastirit, akt historik dhe evropian i shqiptarëve
Me një seancë solemne, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shënoi sot 117-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski e cilësoi këtë përvjetor si një simbol të fuqishëm historik dhe kulturor.
“Në Kongresin e vitit 1908, intelektualët shqiptarë hodhën një hap vendimtar drejt krijimit të një alfabeti të unifikuar – një gur themeli për kohezionin gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve. Ky ishte një akt me peshë të madhe evropiane, një hap drejt modernizimit të arsimit dhe hapjes së shoqërisë. Në një periudhë sfiduese për Ballkanin, Kongresi i Manastirit dëshmoi se forca e një populli buron nga dijeja, gjuha dhe besimi në të ardhmen,” u shpreh Mickovski, raportojnë mediat nga Shkupi.
Zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi në fjalën e tij rëndësinë e jashtëzakonshme që Kongresi i Manastirit ka për zhvillimin arsimor dhe kulturor të vendit.
“Kjo ditë na rikujton një moment kyç në historinë arsimore e kulturore të vendit tonë. Ajo na kujton se gjuha e standardizuar nuk është vetëm një mjet komunikimi, por një hap i domosdoshëm drejt modernizimit të shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve funksionale,” deklaroi Fetai.
Urime për Ditën e Kongresit të Alfabetit Shqiptar kanë përcjellur edhe drejtues të tjerë shtetërorë dhe politik në Maqedoninë e Veriut.
Kongresi i Manastirit, i zhvilluar nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, vendosi me unanimitet të heqë dorë nga alfabeti i Stambollit dhe të miratojë alfabetin latin me 36 shkronja — atë që përdoret edhe sot në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











