Lajme
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mediat italiane raportojnë se gjatë konfliktit, si pasojë e plagëve të marra me thikë, një prej shqiptarëve ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, më 8 maj, midis rrugës Corridoni dhe Baracca në Prato. Viktima është Vladimir Lleshi, 35 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, një 21-vjeçar shqiptar është gjetur nga policia i plagosur dhe dyshohet se është dëmtuar teksa përpiqej të ndihmonte viktimën. 21-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet e para raportohet se sherri kishte lindur për shkak të një vajze. Ata kishin lënë të takoheshin me Vladimir Lleshin në vendin e krimit, ku ky i fundit kishte mbërritur në shoqërinë e dy personave të tjerë. Kjo çoi në një grindje që rezultoi fatale për 35-vjeçarin. Dyshohet se të rinjtë sulmuan Lleshin dhe më pas u larguan me vrap.
Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë aktualisht nën hetim si të dyshuar, ndërsa thika e përdorur në sulm nuk është gjetur ende. Autori i dyshuar i vrasjes është ende në arrati dhe kërkimet për kapjen e tij vijojnë.
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë














