Kalendari
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, ftesë për studentët
Ngjarja do të mbahet në Gjenevë më 26 nëntor 2016 (e shtunë, ora 19:00) në adresën: Salle des Fêtes des Avanchets, rue François – Durafour 17, 1220 Les Avanchets – Genev
Ftohen të gjithë studentët shqiptarë nga Gjeneva, të diplomuar nëpër fakultete të ndryshme në nivelin Master si dhe doktorantët e të gjitha fushave të studimit (afatet nëntor 2015 – nëntor 2016) që të paraqiten pranë Komunitetit Shqiptar të Gjenevës.
Njohja me të diplomuarit ka qëllim të vetëm, nderimin e tyre me nga një mirënjohje, në Ditën e Flamurit dhe në Përvjetorin e 104-të të Shtetit Shqiptar.
Kremtja e kësaj ngjarje të madhe historike do të mbahet në Gjenevë më 26 nëntor 2016 (e shtunë, ora 19:00) në adresën: Salle des Fêtes des Avanchets, rue François – Durafour 17, 1220 Les Avanchets – Geneve.
Luten të posadiplomuarit, të interesuar për pjesëmarrje në këtë solemnitet, të lajmërohen më së largu gjer më 15 nëntor 2016 në adresën e lektron ike [email protected] ose në telefonin 0763845927 ku në çdo kohë janë të mirëpritur nga Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës. Me konsideratë më të lartë Kryesia e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës !
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Nëntor 2016
- Ora19:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit26 Nëntor 2016 - 22:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














