E-Diaspora
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës anulon kremtimin e Festës së Flamurit
Në një njoftim të dërguar në adresën e redaksisë sonë, Komuniteti Shqiptar i Gjenevës bën të ditur se ka hequr dorë nga kremtimi i Festës së Flamurit, që ishte caktuar të bëhej më 30 nëntor.
“Pas mbledhjes urgjente që mbajti Këshilli organizativ për përgatitjen e Festës së Flamurit, me keqardhje ju informojmë se vendimi unanim është që kremtimi i Festës së Flamurit, i paraparë për këtë të shtunë, më 30 nëntor 2019, në sallën në Avanchet, do të ANULOHET !
Anulimi ka të bëjë me fatkeqësinë që ka pllakosur Shqipërinë, si shenjë e solidaritetit me të goditurit.
Kjo festë nuk do të mbetet e pashënuar, por do të zhvendoset për ndonjë datë tjetër”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












