Shqipëria
Komuniteti Politik Evropian në nëntor mblidhet në Hungari, vitin e ardhshëm në Shqipëri
Kryeministri i Shiqpërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria do ta mikpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Evropian, përcjell albinfo.ch.
Paraprakisht, Komunitetit Politik Evropian do të mblidhet në nëntor në Hungari.
Rama ka thënë se deri dje s’mund të imagjinohej që të respektoheshim si të barabartë në arenën ndërkombëtare, “e të bëheshim stacion europian”.
“…dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Ky samit, këtë vit është mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë, Keir Starmer, mirëpriti rreth 45 udhëheqës të qeverive në një takim për të të diskutuar mbi imigracionin, sigurinë energjetike dhe kërcënimin nga Rusia, ndërsa ai kërkon të rimëkëmbë marrëdhëniet me vendet fqinje të Bashkimit Evropian katër vjet pas brexitit.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













