Lajme
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit!
Muaji Ramazan mbaroi, por pas tij fillon një jetë e re. Me anë të angazhimit tonë në Ramazan, treguam edhe njëhërë se mund të arrijmë çdo synim që nxjerrim përpara vetes, dhe kjo arrihet, atëherë kur kontrollojmë vetveten, dobësitë dhe të metat tona, si dhe kur në rrugën tonë të jetës ecim me dritën dhe me fuqinë e besimit.
Sot është Bajram dhe po shënojmë një festë të madhe dhe një gëzim të veçantë. Bajrami ynë, ose kjo ditë feste, është dita më e bukur dhe më e gëzueshmja në traditën tonë muslimane.
Të respektuar vëllezër e motra!
Me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin tonë, urimin e Kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët në Zvicër, te xhematet dhe familjet tona, pastaj te të gjithë ata myslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për myslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për myslimanët në mbarë botën!
Lumturinë dhe gëzimin tonë le ta ndajmë edhe me të tjerët, me fqinjët dhe bashkëpunëtorët tanë! Le të bëhemi uratë dhe bekim për njëri-tjetrin në këto ditë festive bajrami! Mirësinë që e fituam në muajin e bekuar të Ramazanit le ta shpërndajmë me çdokënd që takohemi dhe me secilin që kontaktojmë.
Zoti ynë, begatoje gjendjen tonë, ashtu që të jetojmë në paqe dhe në dashuri!
Urime dhe me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














