Lajme
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin dhe njëkohësisht njofton të gjithë xhematet dhe besimtarët myslimanë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, më 10 prill 2024, e mërkurë, përcjell albinfo.ch.
Të nderuar vëllezër e motra!
Sot në mbrëmje po i themi lamtumirë Ramazanit, mysafirit më të veçantë të vitit. Prej tij po ndahemi me dhimbje në zemër, por jemi me shpresë se e kemi mirëpritur bukur dhe mirë. Në këtë muaj përjetuam ditë dhe net të bukura dhe të hareshme ramazani. Na afroi me Zotin më shumë dhe na fali shumë kënaqësi, mirësi dhe përvoja të këndshme fetare, familjare dhe shoqërore. Zoti i Madh na i pranoftë lutjet, ibadetet dhe përpjekjet tona të realizuara në Ramazan, e që shpresojmë të kenë ndikim për të mirë, si ndaj të gjallëve tanë, ashtu edhe ndaj atyre që i kemi përcjellë në botën tjetër.
Të respektuar vëllezër e motra!
Nesër është Bajram dhe po shënojmë një festë të madhe dhe një gëzim të veçantë. Bajrami ynë, ose kjo ditë feste, është dita më e bukur dhe më e gëzueshmja në traditën tonë muslimane.
Pas një muaji të agjërimit dhe përkushtimit, të gjithë kemi përfituar vlera të rëndësishme si durimi, vetëpërmbajtja dhe mirësia. Le t’i përqafojmë këto cilësi dhe të shpalosim lumturinë tonë në këto ditë festive të Fitër-Bajramit. Le të jenë këto ditë të mbushura me paqe, lumturi dhe harmoni për të gjithë ne, për familjet tona, për besimtarët muslimanë dhe për të gjithë njerëzimin!
Urojmë që ky Bajram të sjellë përparim, lumturi dhe fat të mirë për të gjithë njerëzit anekënd botës dhe të jetë një fillim i ri i një periudhe lirie, begatie dhe suksesi në jetë.
Në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin e Kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët në Zvicër, te xhematet dhe familjet tona, pastaj te të gjithë ata muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për muslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për muslimanët në mbarë botën!
Urime dhe me fat ju qoftë festa e Fitër Bajramit!
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?