Integrimi
Komunat mund ta kontestojnë vërtetësinë e atësisë në rast dyshimi
Gjykata e Qarkut e Winterthurit do të detyrohet të bëjë konstatimin e atësisë biologjike të zviceranit mbi fëmijën. Ajo do ta marrë, po qe nevoja edhe në mënyrë të detyruar mostrën (pështymën) për testimin e ADN-së
Komuna e banimit ose e lindjes ka të drejtë t`ia kontestojë (sfidojë) ekzistimin e atësisë një burri në rast dyshimi se pretendimi i tij për atësi është i rrejshëm. Një vendim të tillë e ka marrë sot Gjykata Federale e Zvicrës, duke iu referuar rastit të një zvicerani 65 vjeçar i cili pohon se është babai i fëmijës tash 7 vjeçar që i ka lindur ish gruas së tij (kosovare) pas ndarjes. Albinfo.ch ka shkruar sot gjerësisht lidhur me rastin.
Komuna ku ai kishte lindur (Flums), pastaj ajo ku ai banonte (Winterthur) si dhe bashkësia e komunave të Kantonit të Cyrihut kishin ushtruar ankesë kundër njohjes së atësisë së tij, shkruan sda.ch. Por, sipas vendimit që ka marrë sot Gjykata Federale, dy komunat e përmendura kanë të drejtë për kontestim të atësisë ndërsa këtë të drejtë nuk e ka e treta, pra Bashkësia e Komunave.
Sipas shumicës së gjyqtarëve federalë, me rastin e shqyrtimit të legjitimitetit të ankesës duhet siguruar balanci i interesit të komunës me atë të fëmijës së prekur.
Në rastin konkret, zvicerani, pas ndarjes nga gruaja kosovare e ka pranuar si të vetin fëmijën që e ka lindur ajo, transmeton albinfo.ch. Mbi bazën e të drejtës për të marrë nënshtetësinë zvicerane, e drejtë kjo që i takon fëmijës por dhe mbi bazë të faktit se nuk ka pasur kontestim të njohjes së atësisë nga ana e babait, kosovarja ka pasur të drejtë qëndrimi në Zvicër pas ndarjes nga bashkëshorti i saj zviceran.
Kontestimi i atësisë së burrit deri tash ishte i pamundur pasi që ai refuzonte të jepte mostrën për të bëre testin e ADN-së. Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut e kishte përjashtuar bërjen e testit në fjalë në mënyrë të detyruar. Ndërsa tash, me vendimin e Gjykatës Federale, Gjykata e Qarkut e Winterthurit do të detyrohet të bëjë konstatimin e atësisë biologjike të zviceranit mbi fëmijën, përcjell albinfo.ch. Ajo do ta marrë, po qe nevoja edhe në mënyrë të detyruar mostrën (pështymën) për testimin e ADN-së, në rast se 65 vjeçari vazhdon të kundërshtojë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













