Kosova
Komuna e Prizrenit ta rishikojë procesin e ndarjes së subvencioneve për kulturë
Organizata jo qeveritare “EC Ma Ndryshe” ka reaguar lidhur me ndarjen e subvencioneve për kulturë dhe sport në komunën e Prizrenit.
“EC Ma Ndryshe” thotë se çështja e parë problematike në këtë proces është emërimi i anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave, aplikacioneve të individëve dhe subjekteve të ndryshme nga fusha e kulturës dhe rinisë të cilat kanë aplikuar në thirrjen publike për mbështetje financiare nga lëmi i kulturës dhe rinisë në komunën e Prizrenit për vitin 2018, përcjell albinfo.ch.
“Çështja e dytë që meriton vëmendje në këtë proces është se Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave ka propozuar subvencionimin e dy OJQ-ve, anëtaret e të cilave janë njëherësh anëtare të Komisionit në fjalë, ani pse ato paraprakisht janë nominuar si përfaqësuese të grupeve të organizatave. Dhe çështja e tretë sfiduese në lidhje me ndarjen subvencioneve për kulturë dhe rini është ndarja e mjeteve për ShKA “Agimin”. Në përgjigjen e DKRS-së thuhet se këto mjete do të menaxhohen nga strukturat udhëheqëse të SHKA “Agimi” dhe se kjo do të monitorohet nga Komuna përmes Komisionit për mbikëqyrjen apo monitorimin e realizimit të projekteve”, thuhet në reagim, transmeton albinfo.ch.
Kjo organizatë i rekomandon kryetarin e Komunës që të zbatojë dispozitat e rregullores 04/2017 të Ministrisë së Financave mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, ashtu që të emëruarit politik të mos jenë anëtarë të Komisionit vlerësues.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










