E-Diaspora
Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në panairin e ndërtimtarisë “Baun & Modernisieren” në Cyrih
Në këtë panair po marrin pjesë edhe “WECIKER” dhe “BINNI” nga Kosova
Ka filluar Panairi Ndërkombëtar i përvitshëm i ndërtimtarisë, që organizohet në Cyrih të Zvicrës.
Pjesëmarrës do të jenë 350 kompani të ndërtimit më me renome në botë, ku gjatë kësaj periudhe do t’i prezantojnë produktet e tyre ndërtimore para pothuajse 25.000 vizitorëve që parashihen të jenë pjesë e këtij panairi.
Programi i panairit përfshinë ndër tjerash edhe ekspozita të veçanta si dhe leksione falas për investitorë, arkitektë, planifikues dhe pronarë të shtëpive nga specialistë të fushës, aktivitete këto mjaftë atraktive për pjesëmarrësit dhe vizitorët.
Ndër kompanitë pjesëmarrëse janë edhe kompania kosovare për prodhimin e llaqrave (produkteve për ndërtim) “Weicker” në Rahovec, si dhe kompania kosovare prodhimin e mobileve, dyerve dhe dritareve “BINNI” në Vushtrri.
Kompania “WECIKER” dhe “BINNI” janë dy kompani kosovare të cilat pikat e tyre shitëse janë të fokusuara në qytet e mëdha evropiane, duke u bërë konkurrues në tregun e jashtëm.
Kohëve të fundit produktet kosovare kanë filluar t’u bëjnë ballë paragjykimeve duke depërtuar në tregjet botërore dhe duke u bërë konkurrencë produkteve të shteteve më të zhvilluara me cilësinë të cilën e posedojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht















